Subscribe

Reagimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku ndaj situatës së krijuar ne prokurorinë e krimeve të rënda, gjen mbështetjen e mazhorancës. Kryetarja e komisionit te sigurisë, Ermonela Felaj vlerëson masën e transferimit të 3 prokurorëve.

 

Ermonela Felaj: “Unë shoh që është marrë një masë dhe ka pasur një përgjigje për situatën që është bërë recent lidhur me prokurorinë e krimeve të rënda dhe më duket mëse e natyrshme dhe mëse e ligjshme për tu marrë, absolutisht.”

 

Një prej prokurorëve të transferuar është ai i dosjes Tahiri dhe opozita ka reaguar kundër lëvizjes së tij, por a ndan partia socialiste të njëjtin shqetësim.

 

“Në fakt ka më shumë gjëra që nuk i ndajmë njësoj me opozitën sesa i ndajmë. E thashë edhe njëherë prokuroria është organ i pavarur dhe çdo lloj ndërhyrje nga ana jonë do të ishte vetëm në shkelje të detyrimeve tona kushtetuese. Është organ që e vendos vetë ecurinë e punës brenda tij.”

 

Deklaratat e Felajt u bënë pas mbledhjes së parë të nënkomisionit që do të monitorojë vetingun në polici, të cilin opozita e ka bojkotuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *