E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ermir Gjinishi: LSI merr 3 mandate në Elbasan

Kandidati i LSI në Elbasan, Ermir Gjinishi deklaroi se kjo forcë politike do të marrë tre mandate në këtë qark.

 

Ai tha për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se PS do të marrë një goditje të rëndë në Qarkun e Elbasanit.

 

Reklamë

“Ishte një proces pozitiv, qytetaria elbasanase i tha po ndryshimit me pjesëmarrjen e madhe dhe jo dhunës. Pjesëmarrja e lartë tregon një votë kundër pushtetit. Presim nga momenti në moment të fillojë numërimi. Ne kemi 3 mandate të fituara në Qarkun e Elbasanit. PS do të marrë goditjen më të madhe në Qarkun e Elbasanit. Në 2017 kemi patur dy mandate dhe tani do të kemi tre mandate. Këtë mandate ja kemi marrë pushtetit të varfërisë.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë