E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ermali dhe Hera e paskan gjetur zgjidhjen, si i kërkojnë falje Rezarta Shkurtës sa herë bëjnë gabime

Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e ka aspak problem të ndajë në rrjete sociale momente nga jeta e saj personale.

Shpesh në InstaStory-n e Rezartës shohim foto apo video nga përditshmëria e saj, ku sigurisht kryefjala janë Hera dhe bashkëshorti i saj, Ermali.

Reklamë

Duket se së fundmi, baba e bijë kanë bërë një “gabim”, ndaj i është dashur t’i kërkojnë falje Rezartës.

Mirëpo, falja kësaj here nuk ka qenë e drejtpërdrejtë, por nëpërmjet një letre.

 

Ermali dhe Hera i kanë kërkuar ndjesë mami Rezartës ndërsa kjo e fundit është shkrirë së qeshuri nga gjesti i tyre.

“Më fal mami, të dua”- shkruan Hera, ndërsa Ermali ka shkruar: “Më fal edhe mua (babi)”

“Kur dy bebat e mi bëjnë gabime. Të dua Ermal Hoxha”- janë fjalët me të cilat Rezarta ka shoqëruar postimin./ Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë