E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ermal Meta, shqiptari i radhës në “Amici”

Mesa duket, fama e këngëtarit shqiptar Ermal Meta tashmë po rritet dita-ditës, pas suksesit që arriti në Sanremo. 36-vjeçari është ftuar për të qenë pjesë e jurisë së emisionit të njohur “Amici”, i drejtuar nga Maria de Filipi.

 

 

 

Reklamë

Meta do të gjykojë konkurrentët e këtij programi bashkë me kolegët e tjerë italianë, në një emision kushtuar talenteve të reja në balet dhe në këngë. Meta pritet që të gjykojë të rinjtë në netët përkatëse të tyre.

 

 

 

Në këtë emision janë bërë të famshëm edhe shqiptarë të tjerë, si Kledi Kadiu e Ambeta Toromani. Në Sanremo Meta fitoi çmimin e tretë dhe gjithashtu fitoi për këngën më të mirë “cover” të kënduar 2 net para finales.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë