Ermal Meta ka humbur një njeri të dashur për të.

 

Mësuesja e tij, e cila e frymëzoi për këngën “Vietato Morire”, u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

 

Përmes një reagimi në rrjetet e tij sociale, këngëtari shkruan se i kishte premtuar mësueses që do ta vizitonte këtë verë, duke qenë se do të mbajë edhe një koncert në Shqipëri.

 

“Mësuese Margarita nuk është më. Kisha premtuar që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Do kisha dashur ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që gjeja sa herë që hyja në klasë dhe të mos mundem ta bëj më këtë gjë më dhemb. Përshëndetje mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për të gjitha përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia”, shkruan Ermal Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *