Zëvendëskryeministri Erjon Braçe përgëzoi deputeten Rudina Hajdari për qëndrimin e mbajtur këtë të enjte në Kuvend për çështjen e nënës së saj.

Fatmira Hajdari u shkarkuar nga vetingu për shkak të problemeve me pasurinë, por vajza e saj tha në foltore se vijon të besojë tek reforma në drejtësi.

Për këtë, Braçe e çmoi Rudina Hajdarin. Ai tha në rrjetet sociale se ajo sot u tregua e fortë.

“Unë nuk jam mik me RUDINA HAJDARIN! Kur me babanë e saj të ndjerë ndanim Kuvendin, ajo ishte e vogël; Kur ai nuk ishte më e unë vijova në Kuvend, ajo ndiqte rrugën e saj të edukimit dhe jetës në SHBA. Ndajmë ideologji të ndryshme, nuk mendojmë njësoj, jemi kundërshtarë për këtë! Por sot njoha një anë të fortë të saj; TË QENIT PARIMORE, PËRTEJ INTERESIT TË ÇASTIT, PERSONAL, FAMILJAR! Nuk është e thjeshtë të mbash një qëndrim të tillë; NDAJ NUK E KENI PARË KURRË DERI TANI NË KUVEND! Një njeri i fortë që beson në parime mundet të bëjë këtë! E çmoj Rudinën për këtë; Kur për kaq muaj rresht nën sulme personale që ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qëndronte, edhe si grua natyrisht. Por ja që sot dëshmoi forcën e saj; Mposhti gjithë llumin burrëror që e luftoi personalisht, në pikën e dobët, nënën! I MUNDI PËRSËRI! Është #DREJTËSIA që të bën të fortë; #DREJTËSIA frymëzon!”

Braçe tha se tani është koha për drejtësinë e re pasi është pritur mjaftueshëm 100 vite pa të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *