Kandidatja pe PS për bashkinë e Lushnjës Eriselda Sefa së bashku me Drejtuesin Polititik Taulant Balla zhvilluan takime me banorë me lagjes “18 Tetori” në Lushnjë.

 

Sefa lajmëroi banorët se kjo lagje, një prej më të mëdhave në qytet do ti nënshtrohet një urbanizimi total në vazhdim. Sipas kryebashkiakes në detyrë, rehabilitimi i rrugëve, kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, por edhe ndricimi, do të jenë elemente që do ti ndryshojnë faqen kësaj lagje.

Drejtuesi Politik i PS Taulant Balla, kërkoi nga banorët e lagjes “18 Tetori” mirëkuptim për punën që do të bëhet për rikualifikimin e zonës e cila mund të sjelle disa prishje muresh anësore te avllive.

 

Balla shtoi se i gjithë ky transformim i Lushnjës me punë publike që janë mbyllur dhe janë në realizim, nevojitet të marrin votësimin masiv të lushnjareve në mënyrë që procesi transformues të përmbyllet brenda një manadati të plotë 2023-2027.

 

Eriselda Sefa dhe Taulant Balla dhanë edhe lajmin për nisjen e punimeve në javët në vijim për një tjetër investim shumë të rëndësishëm për qytetin, Unaza e Lushnjës, e cila do ti japë frymëmarrje të madhe dhjetërave bizneseve në të dyja anët e këtij segmenti ku prej vitesh nuk është ndërhyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *