Subscribe

Qytetarët në Lushnje vendosin sot për kryebashkiakun e ri. Qendrat e votimit u hapen në oren 07:00 ndërsa vonesa u regjistruan në një pjesë të tyre sidomos sa i takon perdorimit te pajisjeve.

Me zgjidhjen e problematikave, votimi vijoi normalisht. Qendrave te votimit iu drejtuan dhe kandidatët për kryetar bashkie.

Kandidatja e PS Eriselda Sefa iu drejtua e para kutive të votimit e shoqëruar nga bashkëshorti dhe djali i saj i mitur.

Pas votimot, ajo i bëri thirrje qytetarëve që ë votojnë masivisisht në mënyrë të qetë e duke respektuar njeri-tjetrin.

“Vota është e drejtë ligjore, detyrim qytetar, por edhe përgjegjësi ndaj të tjerëve që nuk kanë mundësi të votojnë! Përdoreni këtë privilegj edhe për fëmijët që nuk kanë mundësi të votojnë, edhe për ata që nuk kanë mundësi fizike të shkojne në qëndrat e votimit për arsye shëndetësore, apo edhe për ata që janë në emigracion. Me votë ne i japim peshë bashkëqeverisjes dhe llogaridhënies! Me votë ne zgjedhim rrugën e së ardhmes për komunitetin ku jetojmë, për Lushnjen që duam! Ajo që na bashkon për Lushnjen tonë, është shumë e më shumë në raport me ndasitë politike! Ndaj, votoni masivisisht në mënyrë të qetë e duke respektuar njeri-tjetrin, sic lushnjarët dinë të bëjnë, e sikurse e reflektuan gjatë gjithë periudhës së fushatës”, tha Sefa.

Perballe Eriselda Sefes, garojne edhe Indrit Sefa nga PD dhe Elton Bano nga Komisioni i Rithemelimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *