Erion Veliaj do të drejtojë Partinë Socialiste të Tiranës dhe për katër vitet e ardhshme. Kryebashkiaku Veliaj ka marrë besimin e Kryesisë së Partisë Socialiste pasditen e sotme për të drejtuar socialistët e Tiranës.

 

Arritjet në krye të Bashkisë së Tiranës dhe rezultatet në zgjedhjet e fundit ku ka qenë dhe drejtues politik i qarkut, kanë bindur anëtarët e Kryesisë që të vijojë puna e mirë e bërë me strukturat dhe për 4 vitet e ardhshme.

 

Në zgjedhjet parlamentare të një viti më parë, PS fitoi bindshëm dhe në ato që konsideroheshin si bastione të së djathtës duke siguruar 18 mandate në qarkun e Tiranës.

 

Veliaj e rikonfirmoi këtë rezultat dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ku si drejtues politik i qarkut, udhëhoqi socialistët drejt fitores në Vorë dhe në Rrogozhinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *