E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Erion Veliaj tregon kujt i ngjan Kajani!

Në ndryshim nga mami Ajola, e cila është treguar gjithmonë e kujdesshme të mos zbulojë asgjë nga pamjet e të birit, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, jo vetëm që ndau i pari lajmin e mirë në rrjete sociale, por nuk hezitoi të postonte as foton e parë me ‘’tironcin’’ e tij të zemrës. Përveç momentit emocionues, kur një baba përqafon për herë të parë djalin e tij, lind natyrshëm pyetja se kujt i ngjan pinjolli i familjes Veliaj-Xoxa.

 

Dhe deri sa të shihni imazhin e plotë të Kajanit, nuk na ngelet veçse të kënaqemi me atë thotë babi i tij. I ftuar në programin “Vizioni i pasdites” me Evi Reçin ai foli për rolin e babait dhe sqaroi më në fund se kujt i ngjante Kajani.

 

“I ngjan mamës së vet dhe nëse nuk do i ngjante do thosha i ngjan se çfarë ju kushton të thoni që fëmija i ngjan gruas. Megjithatë ai ka tabiatet e mia, është shumë i lëvizur, shumë energjik, rebel. Ndërsa me tipare është i bukur si Ajola”.

 

Ai ka treguar se me Ajolën nuk zihet shumë për kujdesin e Kajan, vetëm në rastet kur ai i prish orarin e gjumit apo kur e lejon të shikojë telefonin. Në fund ai tha se do të donte shumë që kur të rritet Kajan të ndjehet krenar për punën që Veliaj ka bërë në Tiranë.

 

Vazhdo të lexosh