Subscribe

Marrëdhëniet midis bashkive të Tiranës dhe Athinës, shkëmbi i eksperiencave dhe përmirësimi i shërbimeve ishin në fokus të bisedimeve që kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi në vendin fqinj me homologun grek Jorgos Kaminis.

 

“Më vjen mirë që në këtë frymë të re të bashkëpunimit midis shteteve tona, për të zgjidhur përfundimisht në një mënyrë paqësore shumë probleme të mbartura, i bashkohemi kësaj energjie, por në funksion të qyteteve. Pavarësisht bindjeve politike që kemi, në fund të ditës njerëzit duan që autobusi të vijë në kohë, që mbetjet të mblidhen, që qyteti të ketë gjelbërim, që shkollat të funksionojnë, që të ketë terrene sportive. Ndaj, besoj se kemi shumë për të mësuar nga Athina dhe shumë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin”.

 

Ndërsa kryebashkiaku i Athinës vlerësoi punën dhe kontributin që japin emigrantët shqiptarë në Greqi .

 

“Komuniteti Shqiptar i Athinës kontribuon jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por para së gjithash në kohezionin social, me pjesëmarrjen e vet aktive dhe integrimin veçanërisht të suksesshëm në shoqërinë greke. Për një qytet me përqindje të madhe emigrantësh, siç është Athina, një qytet që menaxhon në bazë të përditshme kontributin e mjaft kulturave të ndryshme, vlera e këtij shembulli është e paçmuar”.

 

Veliaj tha se bashkëpunimi do të forcohet me një sërë projektesh, ndërsa homologu grek pranoi ftesën për të vizituar së shpejti Tiranën.

 

Gjatë qëndrimit në Athinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës u takua edhe me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *