Subscribe

Bashkia e Tiranës dhe rrjeti i vullnetarëve vijon me shpërndarjen ushqimeve për familjet në nevojë në zonat periferike, të cilat u prekën nga përmbytjet si pasoje e shirave te ditëve te fundit. Erion Veliaj shprehu mirënjohjen për gjithë skuadrat e vullnetarëve që janë shpërndarë në çdo cep te kryeqytetit.

 

“Sot jemi duke shpërndarë ndihma në gjithë zonat periferike të Tiranës, kryesisht zona e Kombinatit, zonat e Bregut të Lumit, zonat e Shkozës, në zonën e Alliasit, ndaj dua të shpreh mirënjohjen time për stafin e bashkisë që, edhe pse jemi në fundjavë, është në krye të detyrës për t’u siguruar që jo vetëm nuk kemi probleme me përmbytjet, por dalim akoma më të fortë falë kësaj situate dhe këtij angazhimi njerëzor që kemi pasur.”

 

Veliaj theksoi se shumë shpejt, Bashkia do të ndërmarrë nismën për mbjelljen e pemëve në pyllin orbital dhe në kodrinat rreth e rrotull Tiranës, me qëllim për të rikuperuar sa më shumë dëmin që i është shkaktuar natyrës. Kryeqyteti i prek me pak nga përmbytjet këtë here pasi Lana dhe lumi i Tiranës nuk dolën nga shtrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *