E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Erion Veliaj i uron mirëseardhjen studentëve të rinj

Një ditë pas nisjes së procesit mësimor në universitete, kryebashkiaku Veliaj është takuar me studentët të gjuhëve të huaja. Kryeqyteti sipas tij, është gati të mirëpresë e të mbështesë të gjithë të rinjtë që janë në rrugën e dijes.

 

Erion Veliaj: “Pyetja është se çfarë do të bëjmë me jetën tonë? Mund të vijmë vërdallë tre vite nëpër Tiranë, ose mund të themi: Hej, kjo është maratonë, duhet vrapuar përditë sepse ndërkohë që ti je pushim, po vrapon dikush tjetër. Nëse dikush vjen nga një provincë e Shqipërisë, duam ta dini se në Tiranë ju presim krahëhapur, ju respektojmë, dhe jemi tifozët më të mëdhenj të suksesit tuaj. Besojmë se shtimi i Tiranës me studentë të mirë, me njerëz të mirë, me qytetarë të devotshëm, me njerëz të rinj pasionantë, e bën qytetin më të mirë, jo më të keq”.

 

Reklamë

Tirana, si një qendër e zhvillimit politik, kulturor e ekonomik i jep mundësinë çdo studenti të përparojë.

 

“Për mbi 20 mijë studentët që fillojnë për herë të parë vitin e ri studentor, statistikat tregojnë se 9 nga 10 do të jetojnë në Tiranë dhe nuk do të kthehen në rrethin nga kanë ardhur. Kjo nuk duhet të na trembë. Unë besoj se Tirana sot është epiqendra e çdo zhvillimi politik-kulturor-ekonomik dhe mendoj se çdo djalë e çdo vajzë, pavarësisht si e kanë mbiemrin, pavarësisht çfarë lidhje ka me partitë, duhet të ketë një shans t’ia dalë me sukses në Tiranë dhe kjo është ambicia e Bashkisë së Tiranës”.

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka ftuar studentët e rinj ti bashkohen rrjetit të vullnetarëve, ku qindra të rinj kryejnë punë në dobi të komunitetit.

Më shumë video

Reklamë