Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bindjen se në listën e Tiranës do të ketë emra që do të thyejnë herësin, për të siguruar një mandat deputeti.

 

Gjatë një interviste në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Veliaj tha se kjo do të arrihet nga figurat e vjetra socialiste, por edhe nga të rinj, të cilët i vlerësoi për fushatën ndryshe që kanë bërë.

 

“Do të ketë shumë që do e thyejnë herësin, ata që kanë shumë reputacion, që kanë qenë kryeministra, ministra do të thyejnë herësin. Do të ketë shumë surpriza ëeshtë nga emrat e rinj. Jam kurioz të shoh sesi të rinjtë me fushatat inovative do të thyejnë gjithashtu herësin. Janë dy parti, partia qytetare dhe partia dumbabiste e Haxhi Qamilit. Përplasen dy botë. Është punuar me shumë rspekt dhe është bërë një fusahtë shumë, shumë dinjitoze. Do të kemi disa raste ku lista thyhet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *