Subscribe

Ashtu sikurse edhe projekti i teatrit të ri kombëtar, edhe plani i parashikuar për stadiumin u shoqërua me debate. Kjo ka bërë që gjatë vizitës në kantierin e ndërtimit të “Arenës Kombëtare”, kryebashkiakut t’i bashkohen edhe një grup artistësh, që deri më tani ishin zëri i atyre që donin një teatër të ri.

 

Erion Veliaj: “Jam shumë i lumtur që bashkë me miq aktorë, që kanë qenë pjesë e debatit konstruktiv për teatrin e ri, patëm sot një vizitë, së bashku me Marco Casamontin, arkitektin e famshëm italian, që jo vetëm ka projektuar, por edhe po e mbikëqyr deri në detaje stadiumin e ri të Tiranës. Është një stadium padyshim, më moderni sot në Europë, nga rifinitura deri te koncepti bazë. Sot ishte vetëm një tjetër premtim i mbajtur për t’u treguar aktorëve se çfarë potenciali dhe fuqie kemi me teatrin e ri, që besoj do të jetë kantieri i ardhshëm, pas stadiumit, për Tiranën. Një stadium dhe një projekt gjigant, i papërballueshëm vetëm me kostot e shtetit, qoftë kjo qeveria apo bashkia, me një partneritet privat, ku tashmë privati ka marrë një hotel me 5 yje dhe ka filluar punën, ndërkohë publiku ka marrë një stadium me vlerë 70 milionë euro”.

 

Arkitekti Casamonti i njohu artistët dhe aktorët me mundësitë e mëdha që ka krijuar ky lloj bashkëpunimi, për realizimin në një kohë të shkurtër të një “arenë Kombëtare”.

 

Marco Casamonti: “Stadiumi dhe teatri janë ndërtesa shumë të ngjashme po t’i shohësh nga një këndvështrim sepse janë bërë për publikun; janë bërë për kohën e lirë, për dëfrim dhe për të rritur nivelin kulturor të një vendi. Mendoj se stadiumi i Tiranës do të jetë një pikë referimi për qytetin, jam i sigurt që do të rivitalizojë plotësisht këtë pjesë të qytetit, duke e bërë një vend tërheqës dhe takimesh. Uroj që Tirana mund të realizojë shumë hapësira për qytetarët dhe uroj që të ketë të njëjtin fat që pati sheshi “Skënderbej, i cili para pak ditësh fitoi një çmim të rëndësishëm për arkitekturën”

 

Nëpërmjet një bashkëpunimi te ngjashëm pritet të ndërtohet edhe Teatri i ri Kombëtar, pa shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *