Subscribe

Pas një viti në krye të bashkisë më të madhe në vend, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë këtë të premte bilancin e punëve të realizuara për kryeqytetin. Duke e cilësuar Tiranën si një magnet për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social, Veliaj tha se në qytet po bëhen punë të mira, të cilat shumë shpejt do të shtrihen në çdo lagje. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se brenda vitit, do jetë gati plani urbanistik i Tiranës. Për Veliaj, gjatë një viti një nga arritjet më të rëndësishme në Tiranë është rritja e vlerës së pronës. Në fund të fjalës, kryebashkiaku theksoi se investimet, do te shtrihen edhe në periferi e po ashtu edhe ne fshatra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *