E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Erion Braçe thotë më fal

Pas ngjarjeve të djeshme në “Elbasan Arena” në ndeshjen mes Partizanit dhe Skënderbeut,  ku ndër të tjera mbeti e lënduar dhe një tifoze e Partizanit, deputeti Erion Braçe duket se është prekur nga kjo ngjarje.
Një ditë më pas Erion Braçe shkruan kështu në profilin e tij në instagram, shoqëruar dhe me një foto të Trevisës, që përfundoi në spital.
“Meqe askush dje dhe sot, nuk kerkoi ndjese per gjithe cte ndodhi dje Ty;

Meqe ne mungese te ndjeses, gjithkush qe ka pak pushtet, ka nje variant te rreme per gjithe cte ndodhi dje ty;

Per cilindo qe pesoi e u ndje keq si ty;
PO KERKOJ NDJESE UNE!
Shume ndjese per gjithcka Trevisa e Kuqe!”

Erion Brace

Vazhdo të lexosh

Reklamë