Showbiz
Erika Buenfil: E kam ëndërr të bashkëpunoj sërish me Eduardo Yanez

Pesë vite pas publikimit të telenovelës “Dashuri të vërteta”, aktorja meksikane Erika Buenfil tregon me nostalgji për ditët e para në sheshin e xhirimeve.
“Isha shumë nervoze kur isha në setin e parë të xhirimeve me Eduardo Yanez. Dëshiroja shumë të kisha sukses, kështu që vendosa gjithë energjinë time për të përsosur personazhin që më kishin dhënë” – tha Erika.

Aktorja meksikane I rikthehet herë pas herë telenovelës, e ndjen shumë emocion e nostalgji:
“Ishte një histori e mrekullueshme dashurie. I kishte të gjitha elementët e duhura: kast i përsosur, një skenar i papërsëritshëm. Publiku e priti mirë, e pati shumë sukses.”




