E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Erërat e forta, pezullohet lundrimi për peshkarexhat në Vlorë

Reshjet e shiut dhe stuhitë detare, detyruan autoritetet në Vlorë që të pezullojnë lundrimin, për anijet e vogla dhe peshkarexhat.

 

Kapiteneria e portit njoftoi se, për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të larta, të gjitha mjetet lundruese duhet të qëndrojnë në vendet ku janë, për t’u mbrojtur nga përplasjet.

 

Reklamë

Ndërkohë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka dalë në det të hapur, pasi qëndrimi i tij në kalatë rrezikonte përplasjen.

 

Koha e keqe parashikohet të vijojë, deri në fundjavë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë