SHBA bëhen gati për luftë nëse Rusia do ta përmbushë zotimin e saj për të rrëzuar çdo raketë amerikane që do të lëshohet në Siri. Në një postim në twitter, presidenti Donald Trump shkruan: “ Rusia zotohet se do të rrëzojë çfarëdo dhe të gjitha raketat që do të lëshohen në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara! Ju nuk duhet të ishit bërë aleatë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e popullit të vet dhe kënaqet me këtë”.

 

Nuk ka vonuar reagimi i Ministrisë se Jashtme Ruse. Ne nje postim ne facebook zedhenesja Maria Zakharova shkruan se “Raketat e zgjuara duhet të godasin terroristët, jo qeverinë legjitime që ka luftuar terrorizmin ndërkombëtar në territorin e saj për disa vjet”. Zakharova gjithashtu akuzoi Shtetet e Bashkuara se goditja e mundshme ushtarake ne Siri synon te zhduke provat qe nuk ka patur ne te vërtet nje sulm me arme kimike ne Douma.  Moska dhe Uashingtoni u përplasën edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB.

 

Dy vendet bllokuan përpjekjet e njëri-tjetrit nëpërmjet rezolutave, për të ngritur hetime ndërkombëtare për sulmet e armëve kimike në Siri. Sipas një raporti të organizatës botërore të shëndetësisë, të paktën 500 pacientë kanë shfaqur simptoma të qarta të shkaktuara nga një sulm me armë kimike në Ghoutan Lindore. OBSH shprehet tejet e alarmuar nga raportimet për përdorimin e lëndëve kimike në qytetin Douma.

 

Qeveria siriane dhe Rusia thonë se pretendimet per sulm kimik janë te pavërteta. Ndërkohë Agjencia europiane e trafikut ajror paralajmëroi kompanitë të kenë kujdes në lindje të Mesdheut, për shkak të lëshimit të mundshëm të raketave drejt Sirisë gjatë 72 orëve të ardhshme. Por, në paralajmërimin e tij, “EuroControl” përfshiu një zonë shumë më të madhe sesa ajo që prek Damaskun zyrtar.

 

Deklaratat agresive qe paralajmërojnë hapa drejt luftës kane alarmuar edhe Pekinin.

 

Ministria e Jashtme Kineze u ka bere thirrje palëve te përmbahen dhe te mos ndërmarrin veprime qe mund te përshkallëzohen me tej. Nuk kane munguar edhe kritikat për Këshillin e Sigurimit te OKB, qe nuk mundi të miratojë një projektrezolutë lidhur me krizën e armëve kimike në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *