E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Erë e fortë, humb jetën 67-vjeçari

Një 67-vjeçar humbi jetën mesditën e kësaj të shtune. Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Ramadan Kaçi u godit nga një vetratë xhami teksa ishte duke kaluar pranë një dyqani.

 

Për shkak të erës së fortë, e gjithë vetrata u shkëput nga godina e më pas goditi 67-vjeçarin, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku fatkeqësisht edhe ndërroi jetë. Në Vlorë, demet e shkaktuar nga stuhia kane qene te shumta. Bizneset raportuan për xhama të thyer, e pemë që bllokuan rrugët.

 

Një prej palmave përgjatë lungomares dëmtoi edhe nje makinën te parkuar. Kapitaneria e Portit të Vlorës urdhëroi që të gjitha mjetet lundruese të mos dalin në det, për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Stuhia shkaktoi probleme edhe në qytetin e Durrësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë