E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

ERE: Çmimi i energjisë mund të ulet

Enti Rregullator i Energjisë do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të çmimeve në sektorin e energjisë. Vendimi do të merret në fund të qershorit. Kështu ka deklaruar kreu i këtij institucioni Petrit Ahmeti në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Nisur nga kjo deklaratë kanë qënë deputetët demokratë që i kanë kërkuar Ahmetit uljen e tarifave të energjisë për konsumatorin fundor, duke qënë se arkëtimet në kompaninë e shpërndarjes kanë njohur vetëm rritje. Demokratët kanë denoncuar në komision faktin se kompania e shpërndarjes ka shkelur planin e investimeve dhe e ka tejkaluar disa herë atë.
ERE e ka pranuar këtë ankesë, por tha se shumë shpejt do të publikojë një raport, i cili sqaron të gjithë situatën.
Për herën e tretë rresht kreu i Entit Rregullator ka kërkuar pavarësi financiare të institucionit, pasi fakti që varet nga ekzekutivi shkel parimin e pandikueshmërisë politike në vendimmarrjen e ERE-s.

Më shumë video

Reklamë