Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2025
Vizion fokus

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen votat për...

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj Iranit në...

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon!

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i pari SHBA-në...

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë,...

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund të ketë...

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të...

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme? Këlliçi: I...

Eksperti Laci: Izraeli i ka marr vendin SHBA-ve, është...

Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse bie Irani,...

Erdogani dhe Putini – partnerë apo rivalë?

9 Janar 10:20

Agresioni në Ukrainë e ka futur Rusinë në izolim brenda një kohe të shkurtër, veçanërisht në vendet e industrializuara perëndimore. Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka më asnjë partner serioz në vendet perëndimore. Turqia është një ndër të rrallat që ka mbajtur komunikim të rregullt me Rusinë. Putini dhe kolegu i tij Rexhep Tajip Erdogan kanë mbajtur një marrëdhënie të ngushtë prej vitesh.

Erdogani më pas përdori me mjeshtëri fillimin e luftës për të zgjeruar ndikimin e tij: Kur kanalet diplomatike në Rusi ishin pothuajse të mbyllura, Ankaraja ofroi të ndërmjetësonte midis Moskës dhe Kievit dhe është ende lojtari kryesor me të cilin të dyja palët duan të bisedojnë. Takime të nivelit të lartë mes ukrainasve dhe rusëve janë zhvilluar në Turqi. Në një prej këtyre takimeve është arritur edhe marrëveshja për eksportimin e drithërave ukrainase nëpër Detin e Zi, e arritur në korrik 2022, me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë, që u nënshkrua në Stamboll.

“Turqia është dritarja e Rusisë”

Eksperti i politikës së jashtme dhe energjisë, Aydin Sezer konfirmon se lufta në Ukrainë ka ndihmuar liderët turq dhe rus të afrohen më shumë. “Për Rusinë, Turqia është si dritarja drejt botës. Marrëdhënia me Ankaranë është shumë e rëndësishme dhe e vlefshme për Kremlinin.” Për ta mbajtur kështu, udhëheqja në Moskë do të donte të shihte qeverinë në Ankara të konfirmuar në zgjedhjet e 18 qershorit 2023. Sipas Sezerit, Putin e kuptoi “se është në interesin e Rusisë që një lider si Erdogan të qeverisë Turqinë”.

Kjo është arsyeja pse Moska kohët e fundit ka bërë disa përpjekje për të mbështetur qeverinë aktuale turke. Për shembull, kompania shtetërore ruse Gazprom ka shtyrë borxhet e Turqisë nga blerja e gazit. Rusia nuk po e bën këtë “vetëm kot”, sepse kjo është në interesin e Rusisë, tha për DW një diplomat turk në pension, i cili dëshiron të mbetet anonim. Në tetor 2022, Putini sugjeroi se Turqia mund të shndërrohej në një qendër të ashtuquajtur energjetike. Kjo do të nënkuptonte që gazi rus do t’u dërgohej konsumatorëve evropianë nëpërmjet Turqisë – një situatë e favorshme për të dy presidentët.

Putini ka nevojë për Erdoganin, Erdogani për Putinin

Sepse jo vetëm Putini mund të përdorë ndihmën e Erdoganit – e njëjta gjë vlen edhe anasjelltas. “Ndihma financiare që zbut krizën ekonomike dhe krijon një lloj ndjesie të përkohshme pozitive pranverore është bërë sot komponenti kryesor i politikës së jashtme turke”, shpjegon Sezer. Mbështetja politike dhe ekonomike nga Rusia është bërë edhe më e rëndësishme për mbijetesën e partisë në pushtet AKP në Turqi, sepse ajo ka vështirësi me BE-në dhe SHBA-në, thotë Orhon Özdag në një intervistë për DW. “Lufta e Ukrainës i dha AKP-së mundësinë për të thelluar marrëdhëniet ekonomike me Rusinë, sepse veprimet e Turqisë nuk janë në përputhje me sanksionet e SHBA-së dhe BE-së”. Edhe Putini bëri të mundur dy gjëra të rëndësishme për Erdoganin: “Popullariteti politik përmes marrëveshjes së grurit dhe mbështetja ekonomike në lidhje me gazin”. Pikërisht kjo i duhet AKP-së para zgjedhjeve, sepse popullariteti i tyre në sondazhe po bie.

Opozita demokratike

Nuk është aspak e sigurt se situata politike në Turqi do të mbetet ashtu siç është. Erdogani kërkon të konfirmohet në detyrë në zgjedhjet presidenciale. Por në sondazhe nuk duket se fitorja do të jetë e lehtë – opozita në fakt mund të fitojë dhe të sjellë një ndryshim në udhëheqjen e vendit pas më shumë se 20 vjetësh.

Në Rusi, nga ana tjetër, qeveria Erdogan ka një imazh të mirë, thotë politologu turk Ümit Nazmi Hazir, një studiues në Moskë. “Putin dhe Erdogan kanë raporte mes vete prej njëzet vitesh. Të dy palët e njohin njëri-tjetrin dhe mund të komunikojnë drejtpërdrejt.” Kjo e bën më të lehtë që ata të dy të shprehnin shqetësimet e tyre.

Nëse opozita do të fitonte zgjedhjet në Turqi, kjo do të ishte edhe kundër interesave ruse, tha Hazir, sepse qeveria e re mund të ishte më demokratike: “Atëherë do të zvogëlohej edhe influenca e Rusisë në Turqi, do të largohej një partner dhe në të ardhmen do të duhej të bisedohej me shumë të tjerë.”

Rivaliteti mes Moskës dhe Ankarasë

Por ka edhe potencial për konflikte dhe dallime midis Moskës dhe Ankarasë. Për shembull, të dy vendet janë të përfshirë me ushtarët e tyre në luftën siriane dhe mbështesin grupet armike mes vete atje. Rusia ka qenë tradicionalisht aleati kryesor i regjimit sirian, ndërsa Turqia ka mbështetur elementë të opozitës siriane, si Ushtria e Lirë Siriane, ndërsa në të njëjtën kohë ka ndërmarrë veprime ushtarake kundër kurdëve në veri të Sirisë.

Por në të kaluarën është parë se këto vende mund të merren vesh mes vete. Pas vitesh retorike të ashpër kundër sundimtarit sirian Bashar al-Assad, Erdogani e ka zbutur tani tonin ndaj tij. Turqia njoftoi se dëshiron të zhvillojë së shpejti bisedimet e paqes me Sirinë. Edhe Rusia do të jetë prezente. “Në fillim do të ulen së bashku tre ministrat tanë të jashtëm dhe më pas tre liderët”, thuhet në deklaratën e fundit, të publikuar të enjten.

Por shumë vëzhgues janë skeptikë në lidhje me afrimin midis Rusisë dhe Turqisë. Ankaraja po ndërhyn në sferën e ndikimit të Moskës, thotë Hazir. Edhe eksperti i Evropës Lindore Zaur Gasimov nga Universiteti i Bonit shton se Erdogani ka filluar “të luajë një politikë shumë më aktive në hapësirën post-sovjetike dhe në Lindjen e Mesme”. Pajtimi me këtë nuk është i lehtë për Rusinë. Duke folur për DW, Gasimov përfundon: “Kremlini nuk e sheh Turqinë si aleate. Në Siri, në konfliktin armeno-azerbajxhanas dhe në Libi, Kremlini ka qëllime absolutisht të ndryshme nga Turqia. Kremlini e sheh Turqinë më shumë si një partner rival.”/Burimi: DW

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Erdogan Partnere Putin rivale

Nga e njëjta kategori

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen votat për partitë dhe kandidatët

më shumë...

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj Iranit në dhjetor, Netanyahu ia paraqiti planin Trump në shkurt

më shumë...

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon!

më shumë...

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i pari SHBA-në dhe ta detyrojë atë të hyjë në luftë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:10

Nis rinumërimi për qarkun e Tiranës, verifikohen...

9:49

NYT: Izraeli filloi të planifikonte sulmet ndaj...

9:39

Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom...

9:29

“Përsëri”/ Arrestohet hajduti serial në Durrës

9:25

Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja...

9:07

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë i...

8:48

EMRI/ I dënuar më parë për vrasje,...

8:36

Takim i jashtëzakonshëm i Trump në Shtëpinë...

8:22

“Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve...

8:05

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon...

10:53

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, paralajmëron Vuçiç:...

10:50

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund...

10:35

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa...

10:14

Roli i Turqisë në Lindjen e Mesme?...

10:12

Eksperti Laci: Izraeli i ka marr vendin...

9:57

Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse...

9:47

Lufta Izrael-Iran, Kondi: Pasojat janë shkatërruese për...

9:40

“Irani është armiku imagjinar i Izraelit”, Gurra:...

9:35

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Gazetari nxjerr...

Më të klikuarat

  • Tensioni në Lindjen e Mesme, eksperti: Nëse bie Irani, radhë...
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon se çfarë shkruhet në...
  • 250 mijë makina me borxhe, autoritetet sqarojnë se qytetarët...
  • Irani godet rafinerinë e naftës në Haifa, reagon Izraeli
  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services