Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 August 2026
Vizion fokus

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit, i prangosur...

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin e Agasit...

I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën në Durrës,...

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë...

Ishte duke lëvizur me makinë, arrestohet në Durrës Ergys...

Arrestohet Ergys Agasi

“PriceWatch Albania”, Ibrahimaj: Në shtator lançojmë “Pasqyra e Çmimeve”,...

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë prindërit në...

Zbardhen prapaskenat e udhëtimit sekret të kreut të CIA-s...

E rëndë, 20-vjeçari mbytet në liqenin e Komanit

Erdogan: Vrasës të Khashoggit shijojnë mosndëshkimin

1 Tetor 07:54

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, eshte shprehur se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur të vërtetën që fshihet pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, vitin e kaluar, në konsullatën saudite në Stamboll. Gati një vit pas vrasjes së Khashoggit nga agjentë sauditë të nisur nga Riadi, Erdogan tha se Turqia do të dijë se ku është trupi i tij dhe kush e ka autorizuar operacionin, duke sugjeruar se ai është kryer nga agjentë të një “shteti në hije” në Arabinë Saudite.

 

Sunduesi de facto i Arabisë Saudite, princi i kurorës, Mohammed bin Salman, tha në një intervistë për transmetuesin amerikan CBS se ai nuk e ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit, edhe pse mban përgjegjësi si udhëheqës i vendit të tij.Njëmbëdhjetë sauditë të dyshuar janë në gjyq, ndonëse janë mbajtur vetëm disa seanca dëgjimore. Një raport i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për hetimin e princit Mohammed dhe të zyrtarëve të tjerë sauditë.

 

CIA dhe disa qeveri perëndimore kanë thënë se besojnë se princi e ka urdhëruar operacionin – pretendime këto që zyrtarët sauditë i kanë mohuar vazhdimisht. Khashoggi, gazetar saudit dhe kolumnist i gazetës Washington Post, ka qenë kritik i politikave të princit të kurorës.

 

Ai është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor, ku është dashur të marrë disa dokumente për martesë. Sipas zyrtarëve turq, trupi i tij është gjymtuar dhe larguar nga ndërtesa, ndërsa eshtrat e tij nuk janë gjetur.

 

Në një artikull për gazetën Washington Post, Erdogan tha se fakti që vrasësit kanë udhëtuar me pasaporta diplomatike dhe “e kanë shndërruar ndërtesën diplomatike në një skenë krimi” vendos një precedent të rrezikshëm.

 

“Ndoshta më i rrezikshëm është mosndëshkimi që disa nga vrasësit duket se po e shijojnë në mbretëri”, tha Erdogan, duke shtuar se “ka mungesë gati të plotë të transparencës” në gjyqet që po zhvillohen.

 

Erdogan tha se Turqia vazhdon ta shohë Arabinë Saudite si mike dhe aleate, porse kjo nuk do të thotë se Ankaraja do të heshtë./REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Erdoan vrasësit

Nga e njëjta kategori

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë prindërit në një vaskë hidromasazhi

më shumë...

Zbardhen prapaskenat e udhëtimit sekret të kreut të CIA-s në Rusi

më shumë...

Arrestohet në Spanjë “mbreti i arratisjeve”, 42-vjeçari shqiptar i bëri rezistencë policisë (EMRI)

më shumë...

“META” pranon t’i paguajë SHBA-ve 18 miliardë dollarë për të mbyllur gjyqin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:03

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit,...

8:37

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin...

8:31

Trauma në fëmijëri lë “gjurmë” në tru...

8:02

I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën...

7:56

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të...

7:43

Ishte duke lëvizur me makinë, arrestohet në...

7:36

Arrestohet Ergys Agasi

7:30

“PriceWatch Albania”, Ibrahimaj: Në shtator lançojmë “Pasqyra...

7:24

Kurti dhe Abdixhiku sërish në takim për...

7:01

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë...

6:57

Zbardhen prapaskenat e udhëtimit sekret të kreut...

6:47

E rëndë, 20-vjeçari mbytet në liqenin e...

6:41

Arrestohet në Spanjë “mbreti i arratisjeve”, 42-vjeçari...

6:24

“META” pranon t’i paguajë SHBA-ve 18 miliardë...

6:00

Hollywood në zi! Ndahet nga jeta aktori...

5:50

Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së...

5:34

“Ekonomia po rritet”, Malaj: Çdo lek shtesë...

5:07

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin,...

4:51

EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan...

4:34

Zjarr në Sarandë, terreni e bën të...

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • “Mund të mos më shohësh më, të dua shumë!”/ Vrasja e 45-vjeç...
  • Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.