E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan vizitë të papritur në Tunizi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka realizuar një vizitë të papritur të mërkurën në Tunizi për të biseduar me homologun e tij, Kais Saied, duke shënuar kështu vizitën e parë të presidentit turk prej kur Tunizia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale në vjeshtë të këtij viti.

 

Kjo vizitë vjen teksa Turqia ka shtuar përpjekjet për të arritur marrëveshje me kombet e Mesdheut, meqë për këtë hapësirë ka mospajtime me Greqinë për brigjet e ishullit të ndarë të Qipros.

Muajin e kaluar, Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të demarkakimit të kujfive detarë me Qeverinë e Libisë, hap që ka zemëruar Greqinë.

Reklamë

 

Athina ka thënë se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar, derisa Ankaraja e arsyeton vendimin e saj duke thënë se ka për qëllim të mbrojë të drejtat e njerëzvve në atë rajon, dhe është në përputhje të plotë me ligjet për zonat detare./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë