E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Erdogan: Vijojmë operacionet në Siri

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Ushtria e Turqisë do të vazhdojë operacionet e saj në rajonet Afrin dhe Manbij të Sirisë.

 

Gjatë një fjalimi në parlament, Erdogan tha se është koha për të bllokuar grupin terrorist separatist nga formimi i një korridori terrorist përgjatë Sirisë.

 

“Ne do ta përfundojmë këtë proces duke siguruar të gjithë kufijtë tanë”-tha Erdogan duke iu referuar operacionit të mundshëm ne Afrin.

 

Në vitin 2016, Ankaraja nisi operacionin “Mburoja e Eufratit” në kufirin e saj sirian. Qëllimi ishte, siç thotë Turqia, për të zhdukur një “korridor terrori” të përbërë nga ISIS dhe luftëtarë sirianë kurdë.

 

Erdogan gjithashtu vlerësoi “qëndrimin e fortë” të popullit të Turqisë lindore gjatë referendumit të paligjshëm të shtatorit, të mbajtur në qeverinë rajonale kurde të Irakut në veri, i cili u dënua edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

 

PKK-e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

 

Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1200 personave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë një numër të madh te grave dhe fëmijëve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video