Çështja Kavala rrezikon përçarjen më të thellë mes Turqisë dhe Perëndimit gjatë 19 viteve në pushtet të presidentit Erdogan, i cili vendosi të dëbojë 10 ambasadorë, shtatë prej të cilëve përfaqësojnë aleatët e Turqisë në NATO.

 

 

“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe i thashë se çfarë duhet të bënte: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen menjëherë të padëshiruar. Do ta zgjidhni këtë menjëherë. Ata duhet ta njohin dhe ta kuptojnë Turqinë. Në momentin që nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë Turqinë, ata do të largohen”, deklaroi Erdogan.

 

Masa vjen pasi ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe tetë vendeve të tjera perëndimore kërkuan lirimin e filantropistit Osman Kavala. Ky i fundit, është në burg prej katër vitesh, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe për përfshirje në grushtin e shtetit të dështuar në vitin 2016.

 

Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës, dhe për “lirimin e tij urgjent”.

 

Ata u thirrën nga ministria e jashtme turke, e cila e quajti deklaratën të papërgjegjshme.

 

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli një postim në Tëitter tha se dëbimi i dhjetë ambasadorëve është një shenjë e prirjes nga autoritarizmi të qeverisë turke.

 

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Osman Kavalës në fund të vitit 2019, duke thënë se nuk kishte dyshime të arsyeshme se ai kishte kryer ndonjë vepër penale dhe se ndalimi i tij ishte për qëllime politike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *