Presidenti i Turqisë është zotuar se vendi i tij do të bëjë “gjithçka të jetë e mundur në mënyrë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe barbarët të mbajnë përgjegjësi.”

“Kjo masakër, e ndodhur pas urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare (të Hagës) për t’i dhënë fund sulmeve, zbuloi edhe një herë fytyrën tradhtare të shtetit terrorist”, pas sulmit të djeshëm vdekjeprurës nga ushtria izraelite në Rafah.

“Ashtu si Hitleri, Millosheviqi (ish-president i Jugosllavisë), Karaxhiç (ish-udhëheqësi serb i Bosnjës) dhe faraonët e tjerë të admiruar të historisë, ata nuk do t’i shpëtojnë mallkimit. Si Turqi, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që këta barbarë të mbajnë përgjegjësi, këta vrasës, të cilët nuk kanë lidhje me njerëzimin”, tha Tajip Erdogan./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *