Erdogan: Trump dhe Putin liderët më të mirë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka theksuar se lidërët që ai pëlqen më shumë janë presidentin amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, ndërsa sipas tij Evropës i mungon një lider frymëzues.
Erdogan gjatë fjalës së tij para studentëve në kryeqytetin turk, Ankara ka thënë se Evropa po përballet me krizë serioze të udhëheqësisë.
“Pavarësisht se a e pëlqeni apo jo, zoti Trump është një emër i rëndësishëm. Ai nuk ka agjendë të fshehur. Ai diskuton me mua hapur dhe unë flas me të shumë hapur. Gjithashtu Putin është një lider që nuk ka agjendë të fshehur”.
Lideri i tretë i përmendur nga udhëheqësi turk, ka qenë sheiku i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, për të cilin Erdogan ka thënë se është “lider i ri dhe dinamik”, i cili mbështet shtetet e varfëra.
Ndërkohë presidenti turk ka bërë dhe një renditje në lidhje me lidërët e së kaluarës ku ka përmendur Profetin Muhamed dhe themeluesin e Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk në mesin e personaliteteve frymëzuese për të.




