Vala e spastrimeve e nisur nga presidenti Erdoan pas tentativës se dështuar per grusht shteti po shtrihet edhe tek gazetaret.  Pas arrestimeve dhe pushimeve nga puna ne sektorët e ushtrisë, policise, gjyqësorit, institucionet arsimore dhe goditjes se disa televizioneve dhe radiove, ne shënjestër jane vene gazetaret. Autoritetet kane lëshuar urdherarreste per 42 prej tyre, si pjese e hetimeve per pucin, per te cilin është bere përgjegjës kleriku turk qe banon ne SHBA, Fetullah Gylen. Ne kete liste është edhe nje gazetare e analist te njohur, ish-deputetja Nazli Ilicak, qe njihet edhe si kritike e Erdoan. Menjëherë pas tentativës per grusht shteti presidenti premtoi spastrimin e institucioneve shtetërore nga virusi qe i ka prekur ato. Ndërkohe mediat pranë presidentit kane ngritur akuza se pas tentativës per grusht shteti qëndrojnë SHBA dhe se CIA e ka financuar pucin përmes nje banke me seli ne Nigeri. Ditët e fundit ne Turqi u çel edhe debati per rikthimin e dënimit me vdekje dhe Erdoan u shpreh i gatshëm ta miratoje, nëse per kete çështje do te vendose parlamenti. Por nga kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka ardhur nje tjetër paralajmërim i forte. Negociatat per anëtarësimin e Turqisë do te pezullohen menjëherë, nëse Ankaraja çon perpara propozimin per rivendosjen e dënimit kapital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *