E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan “shtrin dorën e paqes”: Mund t’i dërgojmë një ftesë Asadit për t’u takuar në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehu dëshirën e tij për të ftuar homologun sirian, Bashar al-Assad, për një vizitë në Turqi.

“Ne mund t’i dërgojmë një ftesë (Asadit) në çdo kohë,” u tha Erdogan gazetarëve gjatë një fluturimi nga Berlini, ku mori pjesë në “Euro 2024”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu dhe mediave të tjera.

Reklamë

Erdogan ka thënë prej kohësh se mund të rishqyrtojë marrëdhëniet me Assadin.

Duke folur me gazetarët, ai tha se disa liderë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, kishin propozuar takimin me Asadin në Turqi.

 “Tani kemi arritur në një pikë të tillë që sapo Bashar al-Assad të bëjë një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, ne do t’i tregojmë të njëjtën qasje”, tha Erdogan.

Komentet e Erdoganit vijnë pasi tensionet u përshkallëzuan gjatë javës së kaluar kundër refugjatëve sirianë në Turqi, ku një turmë sulmoi pronat dhe automjetet që u përkisnin sirianëve në qytetin qendror të Anadollit Kayseri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë