E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Erdogan “shpërfill” Blinkenin, nuk e pret në Turqi; Sekretari Amerikan i Shtetit pritet me protesta në Ankara

U.S. Secretary of State Antony Blinken attends a meeting with Turkish Foreign Minister Hakan Fidan, amid the ongoing conflict between Israel and the Palestinian Islamist group Hamas, at the Ministry of Foreign Affairs in Ankara, Turkey, November 6, 2023. REUTERS/Jonathan Ernst/Pool

Në mbyllje të vizitës së tij disa ditore në Lindjen e mesme, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti në Turqi.

 

Reklamë

Blinken u prit nga ministri i jashtëm turk Hakan Fidan, por vizita e tij u shoqërua me një mospërfillje nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan cili u largua nga kryeqyteti për të vizituar disa zona periferike të Turqisë.

 

Reklamë

Pritjes ‘së ftohtë’ të Blinken iu shtua pakënaqësia e qytetarëve të cilët dolën në disa protesta kundër tij.

 

Jashtë ministrisë së Jashtme ku u takuan dilomatët, një grup protestuesish u mblodhën për të bërtitur “Blinken vrasës, largohu nga Turqia”.

 

Sipas mediave, ministri turk i kërkoi diplomatit amerikan të shtyjë Izraelin për një armëpushim të menjëhershëm në rripin e Gazës, ndërsa sekretari Blinken premtoi futjen e më shumë ndihmave humanitare në rripin e gazës.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

 

“Ne kemi angazhuar izraelitët në hapat që ata mund të ndërmarrin për të minimizuar viktimat civile. Ne po punojmë, në mënyrë intensive për të futur më shumë ndihmë humanitare në Gaza dhe kemi mënyra shumë konkrete për ta bërë këtë. Do ta shhni në ditët në vijim që më shumë ndihma të nevojshme do të futen në Gaza dhe më shumë njerëz dotë dalin prej andej.”

 

Gjatë vizitës së tij në lidnjen e mesme, sekretari Blinken theksoi qëndrmin e SHBA për ndërperje humanitare të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit ndërsa kundërshtoi armëpushimin që kërkohet me ngulm nga vendet arabe. Sipas tij, një armëpushim i mundshëm do t’i jëpte mundësi grupit të Hamasit të riugrupohej dhe të sulmonte sërish Izraelin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë