E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan shkarkon 3 zyrtarë të Bankës Qendrore, lira turke bie në nivele të ulët

Tre anëtarë të Komitetit të Politikës Monetare të Bankës Qendrore në Turqi janë shkarkuar nga presidenti Erdogan, teksa lira vendase ka pësuar një ulje rekord.

Në vend të tyre janë emëruar dy zyrtarë të rinj.

Reklamë

Të shkarkuarit janë zëvendës Guvernatorët e Bankës, Semih Toman dhe Ugur Namek, si dhe një anëtar i Komitetit të Politikës Monetare, Abdullah Yavas.

Pas njoftimit, lira turke ra në nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit, duke i çuar humbjet e saj që nga fillimi i vitit në 19%, e duke ngritur “shqetësimet” mbi politikën monetare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë