E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan sërish kundër rritjes së normave të interesit

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, insistoi se Qeveria e tij kundërshton ngritjen e normave të interesit, teksa inflacioni në shtet ka arritur në nivelin më të lartë në pothuajse 25 vjet.

 

“Kjo Qeveri nuk do të rrisë normat e interesit. E kundërta, do t’i ulë ato”, tha Erdogan gjatë një adresimi televiziv të hënën pas mbledhjes së Qeverisë.

 

Banka Qendrore e Turqisë, që në parim është institucion i pavarur, do të mbajë mbledhjen e radhës më 23 qershor për të përcaktuar politikat e reja. Por, deklaratat e Erdoganit vijnë pasi të dhënat zyrtare treguan se inflacioni në Turqi arriti në 73.5 për qind në maj, që është niveli më i lartë që nga viti 1998.

 

Për dallim nga ekonomistët, Erdogan është i bindur se normat e larta të interesit nxisin inflacionit dhe nuk e frenojnë atë.

 

Turqia po përballet me krizë ekonomike që prej vitit të kaluar kur Erdogan, i cili vitin e ardhshëm përballet me zgjedhje, ushtroi presion mbi Bankën Qendrore për të ulur normat e interesit./R.E.L

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh