Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi të premten në mëngjes se Izraeli do të “paguajë çmimin” për vrasjet masive në Lindjen e Mesme, gjatë një fjalimi pas lutjeve për Fitër Bajram, festën që shënon përfundimin e muajit të agjërimit.
Erdogan tha se muaji i Ramazanit simbolizon “mëshirë, falje dhe çlirimin nga vuajtjet”, dhe uroi që festa të jetë burim bashkimi, mirëqenieje dhe vëllazërimi për gjithë myslimanët.
Duke folur më tej për situatën në Lindjen e Mesme, ai akuzoi Izraelin se ka kryer “masakra” që kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe theksoi se së shpejti kjo do të ketë pasoja për Jerusalemin zyrtar: “Siç e dini, ky Izrael sionist ka masakruar qindra mijëra njerëz. Nuk kam asnjë dyshim se do të paguajnë çmimin për këtë.”
🇹🇷🇮🇷🇮🇱⚡️– Turkish President, Erdogan, in Eid al-Fitr message:
“The Middle East is boiling and Israel has killed hundreds of thousands, God willing, it will pay the price for this. I have no doubt about this.” pic.twitter.com/Z0AS62GpHw
— MonitorX (@MonitorX99800) March 20, 2026





