Subscribe

Turqia ndodhet në krizën më të thellë të monedhës së saj qe është favorizuar edhe nga rritja e tensioneve me Uashingtonin. Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka thënë nga kongresi i partisë së tij se Turqia është vendosur t’i sfidojë të gjithë ata që po bëjnë këtë lojë të shëmtuar ekonomike.

 

Recep Tayyip Erdogan: “Sot disa njerëz po përpiqen të na kërcënojnë përmes ekonomisë, nëpërmjet normave të interesit, këmbimit valutor, investimeve dhe inflacionit. Kam një mesazh për ta: ne i kemi kuptuar lojërat tuaja dhe jemi duke ju sfiduar. Deri më sot nuk kanë mundur të na gjunjëzojnë, edhe pas kësaj nuk do të munden”.

 

Një ditë më parë, lira humbi sërish 3% të vlerës së saj, si pasojë e vendimit të një gjykate turke, për të mos liruar pastorin amerikan Andrew Brunson, i cili akuzohet për lidhje me terrorizmin dhe spiunazh. Avokati i pastorit, apeloi vendimin në gjykatën më të lartë, por edhe ajo refuzoi lirimin.

 

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit u acaruan pasi shtetet e bashkuara vendosen sanksione ndaj dy ministrave të qeveirs turke për shkak të moslirimit të pastorit Brunson. Javën e kaluar, presidenti Donald Trump dyfishoi tarifat amerikane për aluminin dhe çelikun. Në shenjë kundërpërgjigjeje, Turqia rriti tarifat për disa produkte amerikane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *