E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Erdogan njofton bllokim të ri në Turqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar masa të reja kufizuese dhe një bllokim të pjesshëm për dy javët e para të Ramazanit, që synojnë ndaljen e pandemisë Covid-19.

Në njoftimet pas mbledhjes së kabinetit, Erdogan tha se bllokimi do të vazhdojë gjatë fundjavave.

Udhëtimi ndër-komunal do të ndalohet dhe të moshuarit nuk do të lejohen më të përdorin transportin publik. Disa klasa do të kthehen në mësimin online.

Gjithashtu, dasmat, konferencat dhe organizimet në ambiente të mbyllura do të ndalohen deri pas përfundimit të Ramazanit.

Reklamë

 

Masat e reja do të hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të rishikohen pas dy javësh.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë