Valës së goditjes nga Ankaraja zyrtare për përfshirjen në tentativën për grusht shtetit më 15 korrik nuk i kanë shpëtuar as diplomatët turq. Ministria e Punëve të Jashtme kanë tërhequr 300 nga punonjësit e saj, të cilët po hetohen nëse kanë apo jo gisht në këtë kryengritje. Në radhët e emrave më të dyshuar janë dhe ish-këshilltari i kryeministri Davutoglu, ambasadori Gyrcan Balik, ish-ambasadori i Kanadasë dhe ai i Kosta Rikës. Sipas njoftimit të kryeprokurorit në Ankara, thuhet se ka të dhëna se një pjesë e diplomatëve kanë patur dijeni për orkestrimin e grushtit të shtetit. Ndërsa Ministria e Jashtme njofton se punonjësit që dalin të pastër nga hetimi do të rikthehen në detyre. Goditja në diplomaci, vjen pas një fushate arrestimesh në sistemin e drejtësisë, në ushtri, boten e medias dhe në arsim. Deri më tani, janë ndaluar mbi 35 mije persona, të cilët akuzohet se mbështesin organizatën “FETO” të kleriut Gylen, që Ankaraja e bën përgjegjësi për grushtin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *