E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Erdogan lejoi pastrimin e parave”

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është implikuar ne nje skeme ndërkombëtare te pastrimit te parave ne bashkëpunim me nje bankier te njohur.

 

Një tregtar turko-iranian, ka deklaruar para nje gjykate amerikane se presidenti turk aprovoi personalisht marrëveshjet per pastrimin e parave te Iranit, pavarësisht sanksioneve te SHBA-se dhe OKB-se. 34 vjeçari iranian, Reza Zarrab, u arrestua nga zyrtaret amerikane ne vitin 2016 dhe u akuzua per qindra milionë dollarë transaksione ne emër te qeverise iraniane, pastrim parash dhe mashtrim.

 

Por ai vendosi te bashkëpunojë me prokuroret dhe tani është dëshmitar kyç ne gjyq. Erdogan ka mohuar se Turqia ka shkelur sanksionet e Shteteve te Bashkuara kundër Iranit, por akuzat kane tensionuar marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

 

Skandali ndodhi nga viti 2010 deri ne vitin 2015 dhe sipas dyshimeve, Turqia lejoi Iranin te hynte ne tregjet ndërkombëtare, pavarësisht sanksioneve.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh