Bota
Erdogan kërcënon turqit me uri

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se referendumi në mbështetje të pavarësisë së Kurdistanit rrezikon të nxisë një “luftë etnike” në rajon. Në një fjalim në pallatin presidencial në Ankara, Erdogan ritheksoi se Turqia do të përdorë të gjitha mundësitë për t’u mbrojtur e për të garantuar sigurinë.
Gjithashtu ai përsëriti kërcënimin e tij të një dite më parë për të ndërprerë lidhjen që eksporton naftën e Kurdistanit përgjatë kufirit turk. “Vendimi për referendum, i marrë pa asnjë konsultim, është tradhti,” u shpreh presidenti Erdogan duke shtuar se kurdët do të vdisnin nga uria nëse Turqia do të vendoste mbylljen e kufirit me Irakun verior.
Reklamë
Vazhdo të lexosh
Reklamë




