Subscribe

Partia AKP, e cila udhëhiqet nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka kërkuar nga Bordi i Zgjedhjeve që të anulojë rezultatin për qytetin e Stambollit. Ajo pretendon se në lista pa pasur votues të paligjshëm, gjë që, sipas AKP , ka ndikuar në rezultatin e përgjithshëm.

 

“Është e drejtë e jonë t’i ankimojmë. Zgjedhjet lokale në Turqi kanë përfunduar dhe tashmë vendimi mbi epilogun e tyre është në duart e komisionit shtetëror. Nëse rezultatet e këshillave zgjedhore nuk korrespondojnë me tonat, atëherë Këshilli i Lartë Zgjedhor për ne do të jetë fjala e fundit.”, tha Recep Tayyip Erdogan.

 

Kërkesa për anulim të rezultatit në Stamboll erdhi pasi kandidati i partisë kryesore opozitare kishte deklaruar fitoren me rreth 19 mijë vota më shumë se rivali tij nga partia e Erdoganit.

 

Në orët e vona të ditës së enjte, zyrtarët e zgjedhjeve vendosën të bëhet rinumërimi i votave, por ende mbetet e paqartë se në cilat lagje do të zhvillohet ky proces.

 

Erdogan ka paralajmëruar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të mos përfshihen në punët e brendshme të Turqisë, pas deklaratave të fundit të Brukselit.

 

Sipas zëvendës presidentit të Komisionit Europian, Frans Timmermans, partia e Erdogan duhet të respektojë parimet bazë të demokracisë, pasi Turqia sipas tij i është larguar viteve të fundit me shpejtësi të madhe vlerave europiane.

 

Kjo mund të përkeqësohet, nëse nuk respektohen rezultatet e zgjedhjeve komunale nga AKP.

 

Sipas Bashkimit Europian e rëndësishme është që rezultati të kontrollohet në mënyrë të pavarur dhe në fund AKP të njohë rezultatin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *