E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan: Gati të hyjmë në Siri

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, këtë të dielë ka deklaruar se Turqia do të kryejë një operacion në veri të Sirisë, në një zonë të kontrolluar nga milicia kurde.

 

Pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump vitin e kaluar për një tërheqje të planifikuar të SHBA nga Siria veriore, dy aleatët e NATO-s ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurt brenda Sirisë përgjatë kufirit të saj verilindor me Turqinë, që do të pastrohej nga milicia kurde.

 

Reklamë

“Ne hymë në Afrin, Jarablus dhe Al-Bab. Tani do të hyjmë në lindje të Eufratit. Ne e kemi ndare këtë me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara”.

 

Njësia e Mbrojtjes se Popullit  ishte aleati kryesor i Uashingtonit në terren në Siri gjatë betejës kundër Shtetit Islamik, por Turqia e sheh atë si një organizatë terroriste.

 

Sipas Ankarasë,  Shtetet e Bashkuara kanë ngecur në përparimin në krijimin e zonës së sigurt dhe ka kërkuar që Uashingtoni të ndërpresë marrëdhëniet e tij me njesine kurde.

 

Operacioni, i cili shënon  pushtimin e tretë turk në Siri, u sinjalizua për herë të parë nga Erdogan në fillim të këtij viti, por më vonë  mbeti në pritje. Presidenti turk shtoi se si Rusia ashtu edhe SH.B.A. janë informuar për operacionin.

 

Sipas  mediave amerikane  Turqisë I është sosur durimi me Shtetet e Bashkuara, të cilat janë pajtuar me Ankaranë, për të organizuar një zonë të sigurisë në veri-lindje të Sirisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë