Pesidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan feston këtë të hënë 70-vjetorin e lindjes së tij. Një nga të parët që e uroi ishte homologu i tij rus, Vladimir Putin, urim i cili vjen 15 ditë pasi vizita e Kremlinit në kryeqytetin turk u anulua.

Gjatë bisedës së tyre, Putin uroi Erdoganin për ditëlindjen e tij dhe e falënderoi për kontributin e dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore Turqi-Rusi, sipas mediave turke.

Lexo edhe :

Related Posts

Vizita e Putinit ishte planifikuar të bëhej më 12 shkurt. Mirëpo, pak më herët, me një deklaratë të bërë nga Kremlini, është bërë e ditur se kjo vizitë është shtyrë.

Ajo u parapri nga një sërë ngjarjesh që ftohën marrëdhëniet ruso-turke, si miratimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO, propozimi pozitiv drejtuar SHBA-së për programin e avionëve luftarakë F-16 dhe deklarata e zëvendëssekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, se nëse Turqia heq dorë nga raketat ruse S-400 mund të kthehet në programin e avionëve F-35.

Për më tepër, synimi turk për të krijuar një fabrikë të prodhimit të dronëve nga vetë dhëndri i Erdoganit në Ukrainë, krijoi një përshtypje të keqe në Moskë.

Agjencia e lajmeve Reuters tani raporton se vizita u riplanifikua për t’u zhvilluar në fund të prillit ose në fillim të majit. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *