E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan: Falënderoj vendet që ofruan ndihmën e tyre në këtë ditë të dhimbshme për Turqinë

Presidenti Erdogan ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të premte, ku ka shprehur edhe njëherë trishtimin dhe dhimbjen popullit turk për jetët e humbura si pasojë e tëmetit me magnitutë 6,6 të shkallës Rihter.

 

Reklamë

Lideri turk u shpreh se u mobilizuan të gjitha mjetet për të shpëtuar personat që ndodhen nën rrënoja, ndërsa theksoi se kërkimet vazhdojnë në 17 ndërtesa.

 

“Me projektet e transformimit urban, ne po rinovojmë stokun tonë të ndërtesave rezistente ndaj tërmeteve. Ndërsa dhimbja e tërmeteve në Elazig dhe Malatya që ndodhën në janar ishte akoma e freskët në zemrat tona, ky lajm nga Izmiri na trishtoi thellë. Departamenti ynë i Policisë, njësitë tona shëndetësore dhe personeli tjetër i rëndësishëm publik po bëjnë punën e tyre me zemër dhe shpirt. Uroj shërim të shpejtë për ata që u plagosën. Dua të falënderoj të gjitha vendet mike që ofruan ndihmën e tyre në këtë ditë të dhimbshme”, u shpreh Erdogan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë