E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan: Do të takohem me Mitsotakis në New York

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se do të takohet së shpejti me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në New York.

 

Gjatë një daljeje për mediat, Erdogan u shpreh se duhet bërë kujdes në hapat që hidhen.

 

Reklamë

“Ne do të përmbushim kërkesën e Mitsotakis në SHBA. Ne do të takohemi në New York. Në këtë takim do të shohim sa të sinqertë janë. Turqia në këtë pikë nuk është shërbëtori i askujt. Ne para tyre duhet të shikojmë sinqerisht hapat që duhen ndërmarrë. Duhet të hedhim hapat e duhur”, tha Erdogan.

 

Në intervistën e tij të fundit, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk ka ndonjë takim të planifikuar me presidentin turk.

Vazhdo të lexosh

Reklamë