Subscribe

Kryeqyteti grek është blinduar nga forcat e policisë, në prag të vizitës së presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan. Mediat turke njoftojnë se anëtarë të sigurimit të presidentit të Turqisë, kanë mbërritur në Athinë, me qëllim koordinimin me përfaqësues të policisë greke gjatë vizitës së Erdogan.

 

Athina do të jetë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa ketë te marte është njoftuar bllokimi i rrugëve kryesore të kryeqytetit grek, dhe angazhimi i rreth 5.000 trupave të policisë vendase.

 

Shqetësimet janë rritur edhe më shumë pas arrestimit të nëntë shtetasve turq në Athinë rreth një javë më parë, të cilët dyshohen se po përgatisnin atentat ndaj presidentit turk. Rreth 300 oficerë sigurie dhe komando turke do të shoqërojnë Erdogan. Ndërsa policia greke në planin e saj ka përfshirë makina të blinduara, helikopterë si dhe sistemin e çaktivizimit të telefonave celular. Plani i sigurisë do të jetë i ngjashëm me atë qe u zbatua gjate vizitës se presidentit Obama një vit më parë.

 

Erdogan do te jete presidenti i parë turk, që do të vizitojë Greqinë pas 65 vitesh.

 

Ai do të mbërrijë në Athinë të enjten në orën 10.30 dhe do të pritet nga Ministri i Jashtëm Kotzias, dhe më pas do të drejtohet për në presidencë ku do të takohet me presidentin grek Prokopiv Pavlopulos e kryeministrin Aleksis Cipras.

 

Kabineti i presidentit grek ka njoftuar për mediat se gjatë vizitës do të bisedohet për tema dypalëshe dhe rajonale. Erdogan do të zhvillojë një vizitë në pjesën verilindore të vendit, ku jeton një komunitet i madh turqishtfolës, të cilin Greqia e njeh vetëm si minoritet fetar.

 

Gjatë kësaj vizitë, Turqia dhe Greqia kanë projekte konkrete për të firmosur, lidhur me tregtinë dhe ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë Stamboll – Selanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *