E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdogan aspiron rivendosjen e dënimit me vdekje pas referendumit të 16 prillit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se pret nga Parlamenti miratimin e rivendosjes së dënimit kapital pas referendumit të 16 prill, për zgjerimin e kompetencave të presidentit.

 

“Familjet e dëshmorëve, familjet e heronjve tanë nuk duhet të shqetësohen. Kam besim me ndihmën e Zotit, se Parlamenti do të marrë në konsideratë brenda kompetencave që i lejon ligji, kërkesat tuaja për dënimin kapital pas 16 prillit”, deklaroi Erdogan, gjatë një fjalimi të mbajtur në Canakkale, në veri-perëndim të vendit.

 

Reklamë

Nënshkrimi do të ishte i nevojshëm për të bërë të vlefshëm projektligjin në Parlament, shtoi ai, pasi tekstin do të miratohej pa asnjë hezitim.

 

Dënimi me vdekje u zhfuqizua në 2004 në kuadër të paraqitjes së kandidaturës së Ankarasë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe rivendosja do të shënonte fundin e negociatave me BE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë