Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duket se është tërhequr nga ideja e ndërhyrjes ushtarake në Siri.

 

Gjatë kthimi nga vizita e tij në Ukrainë, Erdogan u tha gazetarëve se Turqia nuk ka synuar kurrë pushtimin e territoreve të Sirisë, por luftimin e terrorizmit në Sirinë veriore.

 

Erdogan akuzoi SHBA-të se vazhdojnë të mbështesë terrorizmin në Siri.

 

REXHEP TAIP ERDOGAN

PRESIDENTI I TURQISË

 

Janë SHBA-të dhe forcat e koalicionit që ushqejnë kryesisht terrorizmin në Siri. Ata e bënë atë më parë dhe e bëjnë akoma. Ata nuk u lodhën kurrë me këtë gjë dhe gjithashtu bëjnë të njëjtën gjë në Irak. Nëse sot ka trazira në Irak, për fat të keq, Amerika qëndron pas tyre.

 

Erdogan theksoi se integriteti territorial i Sirisë është i rëndësishëm për Turqinë.

 

REXHEP TAIP ERDOGAN

PRESIDENTI I TURQISË

 

Ne nuk kemi sy në territorin e Sirisë, sepse populli i Sirisë janë vëllezërit tanë. Ne nuk kemi një probleme të tilla. Integriteti i territorit të tyre është i rëndësishëm për ne. Regjimi sirian duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë.

 

Ankaraja sipas presidentit, është e përkushtuar për të zgjidhur problemin sirian dhe mbrojtur Turqinë nga kërcënimet, por se kjo gjë duhet të bëhet me dialog.

 

REXHEP TAIP ERDOGAN

PRESIDENTI I TURQISË

 

Dialogu politik apo diplomacia midis shteteve nuk mund të ndërpritet kurrë. Gjithmonë ka dhe duhet të ketë dialog.

 

 

Lideri turk pohoi në fund se Turqia është në kontakt me Rusinë në çdo hap që ajo ndërmerr në Siri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *