Nga një aktivitet mbi të drejtat e njeriut në Stamboll, Erdogan akuzoi Perëndimin për barbarizëm dhe nxitje të islamofobisë me qëndrimet pas konflitktit IIzrael Hamas.

“I mbështetur nga perëndiimi, Izraeli ka kryer mizori dhe masakra që do të turpërojnë mbarë njerëzimin. Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten në Gaza. Përballë një brutaliteti të tillë, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare nuk po bëjnë asnjë hap konkret për pa ndaluar atë.”, tha Erdogan.

Duke përmendur veton që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara për armëpushim, Erdogani tha se është e mundur të ketë një botë më të drejtë por jo me Amerikën, sepse sipas tij ajo qëndron përkrah Izraelit.

“Asgjë nuk mund të vazhdojë siç ishte më parë pas Gazës. Llogaria e shtypjes, brutalitetit dhe barbarizmit të përjetuar në territoret e pushtuara palestineze duhet të vihet në pikëpyetje si në aspektin e ndërgjegjes njerëzore ashtu edhe para ligjit”, shtoi Presidenti turk.

Pas vetos që pengoi thirrjen e Këshillit të Sigurimit për armëpushim të konfliktit, SHBA ëhstë vënë në qendër të akuzave dhe kritikave, kryesisht nga vendet arabe.

E njëjta retorikë pritet të vijojë edhe sot në forumin e Dohas në Katar në qendër të të clit do të jetë pikërisht konflikti dhe situata e rënduar në Rripin e Gazës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *