Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

Erdogan akuza Gjermanisë: Mbështet terrorizmin në Turqi

4 Mars 12:50

Tonet pajtuese nuk janë karakteristikë e tij. Por tani presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e akuzon korrespondentin e gazetës gjermane,  “Die Welt”, Deniz Yücel për aktivitete spiunazhi për Gjermaninë. Yücel është “një agjent gjerman” dhe “përfaqësues” i partisë së ndaluar kurde, PKK, tha Erdogan. Ndërsa autoritetet gjermane Erdogan i akuzoi për mbështetje të terrorizmit në Turqi.

 

I fshehur në konsullatë?

 

Fjalimi që kreu i shtetit turk e mbajti të premten në mbrëmje në Stamboll mund të quhet një shkallëzim i ri në krizën aktuale mes Gjermanisë dhe Turqisë. Erdogan pretendon se Yücel “ka qennë fshehur një muaj rresht në konsullatën gjermane”, para se të paraqitej tek autoritetet turke. Ministria e Jashtme gjermane i hodhi poshtë fajësimet duke i cilësuar ato “pa lidhje”.

 

Ashtu si pritej, Erdogan shprehu kritika edhe për refuzimin në Gjermani të disa daljeve publike për fushatën zgjedhore pro referendumit të disa ministrave turq. Ministrat turq nuk lejohen të flasin atje, ndërsa përfaqësues të organizatës së ndaluar kurde, mund të flasin publikisht, u shpreh Erdogan. Ai propozon që autoritetet gjermane të “dalin para gjyqit për mbështetje dhe strehim të terrorizmit”. Lidhur me refuzimin e një aktiviteti në qytetin Gaggenau dy ditë më parë, u shpreh edhe ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, duke e cilësuar atë si “veprim fashist”.

 

Ndalim në Rotterdam

 

Jo vetëm në Gjermani, përfaqësues të qeverisë turke nuk shihen me sy të mirë edhe në vende të tjera. Holanda nuk është arenë fushate zgjedhore për vende të tjera, shkroi kryeministri holandez, Mark Rutte në Facebook. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu donte të fliste para publikut më 11 Mars në Roterdam, por me sa duket aktiviteti nuk do të zhvillohet. “Ne nuk do të punojmë për këtë, kjo nuk është e dëshirueshme”, tha Rutte.

 

Kjo temë mund të kthehet në një provë të vështirë për ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel (SPD). Gabriel telefonoi me homologun e tij, Cavusoglu për situatën. Të mërkurën e ardhshme është planifikuar një takim në Ankara. Ministria e Jashtme bëri fjalë për “një bisedë konstruktive dhe të angazhuar”.

 

Kritika nga Gjermania

 

Ndërkohë Parlamenti Komunal Gjerman kërkoi nga qeveria gjermane të mos e delegojë tek komunat grindjen për daljet publike të ministrave turq në fushatë zgjedhore. Presidentja e tij, Eva Lohse është shprehur për “Rheinische Post”, se “problemi i vërtetë është se deri në cilën masë duhet të lejohen politikanët turq të bëjnë fushatë zgjedhore në Gjermani.” Ky problem mund të zgjidhet vetëm mes Ankarasë dhe Berlinit. Ndërsa e ngarkuara e qeverisë gjermane për Integrimin, Aydan Özguz kritikoi reagimet e qeverisë turke si “tejet të ekzagjeruara”. Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann (CSU) bëri thirrje për vetëpërmbajtje. “Gjermania nuk duhet të kthehet në skenë dhe shesh-loje për konfliktet e brendshme turke”, tha Hermann për gazetën “Bild”. / Deutche Welle

 

Këtë dielë (05.03) ishte planifikuar të fliste para një salle në Frechen, edhe ministri turk i Drejtësisë, Nihat Zeybekci, por pronari i sallës nuk dëshiron ta vërë sallën në dispozicion. Zeybekci para refuzimit ishte shprehur për agjencinë turke, Anadolu, se “do ta zhvillojë udhëtimin e planifikuar, e ne themi fitorja është e Allahut. Po qe se nuk më japin sallën, unë do të shkoj shtëpi më shtëpi, lokal më lokal”, ka thënë ministri turk. Të dielën është planifikuar edhe një përshëndetje e Zeybekci në një koncert në Leverkusen.

Posted Under:
Bota
Tagged:
Gjermani Rexhep Taip Erdogan

Nga e njëjta kategori

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit me magnitudë 7.7

më shumë...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë “Meta” për dëmtimin e të rinjve

më shumë...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në fuqi

më shumë...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse nga fronti rus, komandantët kërcënojnë ushtarët: Do t’ju qëlloj me tank

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Merr flakë autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.